Është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë mjeku Thoma Nini. Ai ka shërbyer për gati tre dekada si mjek pneumofiziatës në spitalin e Korçës.
Thoma Nini ishte gjithashtu një nga themeluesit e degës së Partisë Demokratike në Korçë dhe mbajti për disa vite postin e kryetarit.
Ai ka qenë kandidat nën siglën e demokratëve në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.
Pas vitit 2006, Nini u emërua konsull i Shqipërisë në Selanik ku qëndroi për të paktën katër vite.
Pas përfundimit të mandatit si diplomat, Thoma Nini u rikthye në spitalin e Korçës ku punoi disa vite derisa doli në pension. /abcnews.al