“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut”, tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, duke iu referuar marrëveshjeve të paqes që mbulojnë Ukrainën lindore.
Menjëherë pas vendimit për pavarësinë e territoreve separatiste rusishtfolëse në Donbas pas një takimi të Këshillit të Sigurimit rus për Ukrainën, BE deklaroi se dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet dhe vendosmëri duke solidarizuar Ukrainën.
Lexo edhe: “Ukraina kukull e SHBA”, çfarë tha Putin në fjalimin e njohjes së rajoneve rebele?
Putin ka nënshkruar dokumentet dhe i ka kërkuar Parlamentit rus që të ratifikojë vendimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai ka përfunduar fjalimin duke thënë se “jam i sigurt se do të kem mbështetjen e popullit rus”.
Sipas të njëjtit burim, Parisi ashtu edhe Berlini shprehën zhgënjimin e tyre me vendimin e presidentit rus.
Lexo edhe:Prag lufte, Rusia njohu pavarësinë e Ukrainës Lindore, çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje
Analistët thonë se Vladimir Putin po “akumulon armë negociuese” në, me praninë e ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën ashtu edhe me lëvizjen për të njohur pavarësinë e dy rajoneve, ku shumica dërrmuese e banorëve janë rusishtfolës.
Sipas presidentit rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Kremlin, Putin dëshiron t’i ofrojë avantazhe negociuese ministrit të jashtëm rus./abcnews.al/