Mbi 200 të infektuar dhe 12 viktima nga Covid në Maqedoni

schedule16:32 - 21 Shkurt, 2022

schedule 16:32 - 21 Shkurt, 2022

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 234 raste të reja nga 1 328 qytetarë.

Në orët e fundit ministria bën me dije se kanë humbur jetën 12 persona.

Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup janë 180, Kavadar – 19, Kumanova, Prilepi dhe Negotina – nga 6, Velesi – 4, Gostivari dhe Kriva Pallanka – nga 2, Manastiri, Strumica, Struga, Sveti Nikole, Dibra, Probishtip, Kratovë, Krushevë dhe Makedonski Brod – nga 1.

Ministria ndër të tjera ka bërë me dije se janë shëruar edhe 1491 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 293.559, prej të cilëve 278.326 janë shëruar, ndërsa 8.915 kanë ndërruar jetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!