Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia e kapi pa patentë, por pas verifikimeve zbuloi se i riu “meritonte” më shumë

schedule10:36 - 21 Shkurt, 2022

schedule 10:36 - 21 Shkurt, 2022

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona gjatë ditës së djeshme, të cilët mbajnë mbi vete akuza të ndryshe, të fokusuara kryesisht te shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Krahas tyre rezulton i arrestuar edhe një 29-vjeçar, i cili fillimisht u kap duke drejtuar makinën pa patentë.

Pas verifikimeve, policia konstatoi se 29-vjeçari në fakt ishte shpallur në kërkim për një tjetër akuzë duke bërë që efektivët ta arrestonin menjëherë. Ai duhet të japë llogari tani për dy akuza, siç janë drejtimi i makinës pa patentë dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

“U arrestua E. R., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi. Gjatë verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!