Dortmund i përgjigjet Bayern, mposht me rezultat tenistik Monchengladach

schedule20:05 - 20 Shkurt, 2022

schedule 20:05 - 20 Shkurt, 2022

Borussia Dortmund ka arritur të fitojë me rezultat tenistik përballë skuadrës së Monchengladabch. Ndeshja u mbyll me shifrat 6-0, me verdhezinjtë që ishin të pamëshirshëm sot ndaj kundërshtarëve, duke iu përgjigjur kështu edhe Bayern Munich që kishet fituar më parë me shifrat 4-2.

Autorët e golave ishin, Reus në minutën e 26-të, i cili hapi edhe serinë e golave në këtë takim. ^ minuta më vonë do të tunde rrjetën edhe Malen, ku me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, e cila më pas do t’i linte skenën pjesë së dytë ku do të shënoheshin edhe 4 gola të tjerë.

Ishte Wolf  këtë herë ai që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70. Pokeri u plotësuar vetëm pesë minuta më vonë. Një pasim i Reus për Maukoko bëri këtë të fundit të shënonte edhe golin e katërt të takimit.

Marco Reus do të shënonte edhe golin e 5-të, duke shënuar edhe dopietën personale në këtë takim, ndërkohë që rezultatin final të takimit e vulosi Emre Can me një 11-metërsh.

Dormtund vazhdon kështu të mbajë vendin e dytë dhe të ngjitet në kuotën e 49 pikëve. Nga ana tjetër, Monchengaldbach qëndron në vendin e 13-të me 26 pikë të grumbulluara. /f.a/abcnews.al