Super fitore për Laçin dhe Kastriotin, Tirana fillon të “dridhet”

schedule15:41 - 20 Shkurt, 2022

schedule 15:41 - 20 Shkurt, 2022

Janë mbyllur dy ndeshjet e orën 13:45 të luajtura në Laç dhe Kamëz. Skuadra e Mirel Josës dhe e Emiliano Çelës kanë arritur të marrin fitore në duelet e zhvilluara kundër Kukësit dhe Tiranës.

Krutanët bëjnë kështu suprizën ndaj bardhebluve të Orges Shehit, teksa kanë arritur t’i mposhtin me shifrat 2-1. Një gol për secilën pjesë i kanë mjaftuar Kastriotit për të rrëmbyer 3 pikë shumë të rëndësishmë në garën për mbijetesë.

Golin i parë u shënua nga Kaina në minutën e 15, ndërsa goli i dytë për skuadrën e Kastriotit do të vinte në minutën e 82-të ku autor ishte përsëri Kaina.

Ndërsa golin e vetëm për kryeqytetasit e shënoi Nikqin në minutën e 87-të. Tirana nuk mundi të përfitojë nga përballja e kundërshtarëve të saj Laçi-Kukësi, por tani pas kësaj humbjeje vendi i parë fillon të “dridhej” nga fitorja e kurbinasve në Laç, të cilët tashmë ndodhen vetëm 3 pikë larg.

Laçi i shënoi Kukësit 3 gola, duke marrë kështu fitoren e 5-të radhasi. Një fitore që shikon kurbinasit vetëm 3 pikë Tiranës dhe në ndeshjen e radhës do të përballen së bashku, ku bardheblutë rrezikojnë të humbin vendin e parë.

Golat për kurbinasit i shënuan Malota në minutën e 8-të, Akinyemi 41-të dhe goli i tretë do të vinte në minutat shtesë të takimit nga Zylfiu.

Verilindorët e Longos nuk mundën të bënin asgjë përballë “furisë” së djemve të Mirel Josës të cilët vazhdojnë rrugëtimin e tyre të sigurtë në Abissnet Superiore. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!