Konfirmohet në detyrë Prokurori i Apelit në Tiranë Dritan Peka

schedule10:24 - 4 Mars, 2019

schedule 10:24 - 4 Mars, 2019

Drejtuesi i prokurorise së Apelit Tiranë, Dritan Peka kalon vetingun. Ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas analizimit të tre kritereve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Dritan Pekën, Drejtuesin e Prokurorisë së Apelit në Tiranë. Vetingu i i Pekës nga trupa e kryesuar nga Roland Ilia, u bë për të tre kriteret e rivlerësimit

Vendimi i trupës së KPK përfshin edhe një tjetër procedurë.

Në seancën dëgjimore ne KPK më 18 shkurt, relatori i çështjes pasqyroi raportin e Inspektoratit  të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI). Sipas ketij raporti, prokurori Dritan Peka kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë në përputhje me ligjin, ka pasur burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk ka konflikt interesi.

Dritan Peka ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës nga 1997 deri në vitin 2008, kur kaloi në Apelin e Tiranës. Këtë prokurori ai e drejton prej  4 vitesh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!