Pas “bllokimit” dy vjeçar Australia hap kufijtë për turistët

schedule08:49 - 20 Shkurt, 2022

schedule 08:49 - 20 Shkurt, 2022

Pas dy vitesh “bllok”, Australia tashmë do të jetë gati që të mirëpresë turistët e huaj, pasi i është kthyer strategjisë së bashkëjetesës me virusin, bazuar në përqindjet e larta të vaksinimit kundër COVID – 19.

Kryeministri Scott Morrison në një deklaratë për mediat ka theksuar se tashmë pritja ka marrë fund.

Hapja e Australisë ndaj turistëve është shembulli më i qartë deri më tani i zhvendosjes së qeverisë nga një qasje strikte e tolerancës zero ndaj COVID në bashkëjetesën me njerëzit me virus dhe vaksinimin për të reduktuar vdekjet dhe sëmundjet e rënda.

Ndërkohë  mbetet për t’u parë nëse udhëtarët do të preferojnë vendin, i cili është quajtur “Kalaja e Australisë” për shkak të kontrolleve të rrepta kufitare.

Australia ka hequr gradualisht kufizimet kufitare që nga nëntori, duke lejuar australianët të udhëtojnë fillimisht dhe më pas të pranojnë studentë dhe staf nga jashtë.

Nga nesër në vend do të mund të hyjnë ata që udhëtojnë për argëtim si dhe një numër më i madh i njerëzve që udhëtojnë për punë.

Turistët e vaksinuar plotësisht nuk do të kenë nevojë të karantinohen, por ata që nuk kanë marrë dy doza vaksine do të kenë nevojë për një përjashtim të veçantë për të hyrë në vend dhe do t’i nënshtrohen kufizimeve në karantinë./abcnews.al