Shkëlzen Gashi po kalon një moment të mirë në Challenge League, në Zvicër, me fanellën e Aarau. Sulmuesi që mbush 34 vjeç në verë ka spikatur sot kundër Kriens, në fitoren 5-0.
Në minutën e 29-të ai ka asistuar për Donat Rrudhanin, që i dha epërsinë e dyfishtë skuadrës së Aarau. Në pjesën e parë skuadra zvicerane fitoi një penallti dhe Gashi e ktheu në gol.
Sulmuesi kishte shënuar në kampionatin zviceran edhe javën e kaluar. Ky ishte goli i tetë në kampionat për Gashin, në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon. / abcnews.al