Një ditë para se të hapet fushata për zgjedhjet e 6 marsit, ambasadorja Yuri Kim ka udhëtuar drejt qytetit verior të Shkodrës. Kim është filmuar tek zonë e njohur si pedonalja e Shkodrës, ndërsa shumë qytetarë e kanë ftuar për të bërë foto me të.
Nuk dihet se sa do qëndrojë Kim në Shkodër, ndërsa nesër drejt këtij qyteti pritet të udhëtojë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha në kuadër të fushatës së zgjedhjeve vendore të pjesshme që do mbahen më 6 mars./abcnews.al/