Verën e kaluar sulmuesi Harry Kane, vlerësoi seriozisht mundësinë e ndryshimit të klubit.
Ai ishte pranë kalimit te Manchester City por në fund Tottenham ndryshoi shifrat e transferimit, dhe kështu City nuk mund ta pranonte atë shumë.
“The Sun” raporton se Kane është i vendosur se për të qëndruar te Tottenham, vetëm nëse Conte premton një projekt të favorshëm për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu ai pret të freskohet ekipi me disa transferime të reja për t’i dhënë një frymë fituese klubit.
Në realitet, ajo për të cilën Kane shqetësohet është ideja për të humbur karrierën e tij pa ngritur tituj të nivelit të lartë. Deri më tani, londinezët kanë qenë gjithmonë një hap më poshtë nga rivalët e tyre kryesorë në ishuj dhe ky është një trend që, sot, mund të ndryshohet vetëm duke nënshkruar me lojtarë të nivelit më të lartë./ h.ll/abcnews.al