Der Spiegel: Protestat në Shqipëri, Serbi e Mal të zi kundër sunduesve të korruptuar

schedule14:16 - 3 Mars, 2019

schedule 14:16 - 3 Mars, 2019

Media e njohur gjermane “Der Spiegel” ka përmbledhur në një artikull të gjithë valën e protestave që ka përfshirë prej muajsh Ballkanin Perëndimor. Sipas saj: “Në Shqipëri protestat janë drejtuar në përgjithësi kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe kundër lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar”.

Pranvera e protestave në Ballkanin Perëndimor kanë tërhequr vëmendjen e revistës së njohur në Gjermani Der Spigel. “Ne jemi shteti!”: Në vendet e Ballkanit Perëndimor, njerëzit e pakënaqur dalin në rrugë kundër qeverive të tyre të korruptuara dhe autoritare. BE nuk shikohet më si shpresë për të pakënaqurit – pse jo?”.

Kështu e përmbledh media gjermane situatën politike që ka përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjen dhe Malim e zi. Në analizën e saj der spigel shkruan se në këto vende po demonstrojnë vazhdimisht qytetarë të pakënaqur kundër sunduesve të tyre të korruptuar dhe autoritarë. Kryesisht të shtunave, disa për disa javë, disa madje edhe për muaj.

“Në Shqipëri, ndër të tjera, në dhjetor të vitit të kaluar, studentët filluan të demonstronin kundër taksave të shkollimit dhe kushteve të mjerueshme të jetesës. Ndërkohë, protestat janë drejtuar në përgjithësi kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe kundër lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar”.

Megjithëse konsiderohet si një farë shprese, Bashkimi Europian ka humbur reputacionin e tij në terren, sepse, në sytë e shumë njerëzve, mbështetet shumë tek udhëheqësit autoritarë si partnerë politikë – shkran der spigel.

“Edhe politikanët e Bashkimit Evropian po shkaktojnë zemërim: Pasi partitë e opozitës në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri deklaruan një bojkot parlamentar, Brukseli nuk u mendua gjatë dhe e preu shkurt me frazat lapidar se vetëm parlamenti mund të ishte skena e një dialogu politik dhe se opozita duhet të kthehej atje. Bojkoti është i kuptueshëm, thotë shkencëtari politik Dzhiç”.

Der Spiegel, publikon foto nga protestat shqiptare duke nënvizuar se për herë të parë nuk ka flamuj të Bashkimit Evropian në protesta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!