Tabaku i përgjigjet Shalsit: I kërkoj etikë dhe moral përpara se të flasë me mua

schedule16:15 - 18 Shkurt, 2022

schedule 16:15 - 18 Shkurt, 2022

Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, i është përgjigjur deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, i cili më herët deklaroi se ky komision është kthyer në gjyq publik.

Në një konferencë për shtyp,  i kërkoi etikë dhe moral përpara se të flasë për të. Sipas demokrates ata kanë përdorur të gjithë autoritetin që u jep ligji.

“Zoti Shalsi vjen nga një parti që e kanë veneruar atë sistem, Enver Hoxhën, prokurorë e komunizmit dhe është i fundit që mund ti bëjë akuzë dikujt që vjen nga një familje e persekutuar.  Unë do t’i kërkoja etikë, moral para se të flasë me mua. Ne kemi përdorur të gjithë autoritetin që na jep ligji. U kam kërkuar kolegëve socialistë të mos bëhen mburojë, të mos e justifikojnë korrupsioni. 430 milion euro nuk janë pak. Sot ata që kanë shkelur ligjin janë duke u pyetur në SPAK dhe janë në qeveri”, tha Tabaku.

Ndërkaq, Tabaku e cilësoi edhe njëherë si aferë skandaloze atë të inceneratorit të Fierit. Tabaku sqaron shkeljet e kryebashkiakuit Armando Subashi fillimisht me truallin e inceneratorit.

“Kompania ka firmosur një kontratë me shtetin shqiptar dhe i ka shkelur të gjitha kushtet e kësaj kontrate. Çfarë bën Subashi? Kam këtu komunikimin nga ZRPP, që i vendos në dispozicion 10 troje publike dhe zgjedh të vetmin truall që është privat. Është një tokë arë që e shpronëson me çmimin dyfish duke e kthyer në tokë industriale.

Kompaninë e blen zoti Klodian Zoti, ndërsa kontrata fitohet nga ai në shkelje të ligjit dhe procedurave.

Sot intervistuan edhe zotin Loran Dusha. Nga intervista e tij përse nuk di nuk kam dëgjuar nuk kam parë, Dusha çuditërisht del dhe punonjës si kompanisë Hermes, aty ka qenë aksioner ministri Arben Ahmetaj.

Kur nuk kishin asgjë për të fshehur shtetin pse krijojnë një rrjetë kompanisë guackës.  Administratori i Fierit nuk e mban mend si i ka paguar 23 milion euro. Këto i ka marrë po Klodian Zoto. Në dëshminë  tij vumë re një fakt tjetër, edhe inceneratori i Fierit kishte marrë kredi me garanci sovrane. A ju kujtohet se si u mbyll Shqipëria, ndërsa inceneratori ka marrë kredi me garanci sovrane me paga 4 mijë euro. e kuptoni përmasën e kësaj afere”, theksoi Tabaku. g.v/abcnews.al