Një dyqan në Tiranë është përfshirë në flakë ditën e sotme. Dyqani ndodhej në rrugën “Hamdi Pepo” dhe ka vetëm dëme materiale.
“Me datë 18.02.2022, në rrugën “Hamdi Pepo”, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/abcnews.al