Flakët vijojnë të djegin tragetin e linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa tymi duket qartë edhe nga bregdeti shqiptar. Nga të dhënat e para raportohet për 11 të zhdukur, ndërkohë që autoritetet greke bëjnë me dije se është ende herët për të folur për bilancin e ngjarjes.
Në bordin e saj ndodheshin 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.
Kapiteni i tragetit ka kërkuar dhe urdhëruar braktisjen e saj dhe pasagjerët hipën menjëherë mbi varkat e shpëtimit.Në vendngjarje mbërritën menjëherë tre anije të rojës bregdetare greke, rimorkiatorë dhe anije të tjera që ndodheshin pranë.
Ndërkaq, janë nisur në ndihmë dy anije te rojës bregdetare shqiptare dhe një rimorkitaor. Operacioni i shpëtimit ndiqet nga grekët, ndërsa forcat tona janë duke qëndruar në distancë. Sipas përfaqësuesve të forcave të armatosura, anijet shqiptare janë në gadishmëri dhe në ndërhyrje të shpejtë.
Deri tani nuk ka qenë nevoja e ndërhyrjes. Anija është zhvendosur dhe ndodhet midis Himarës e Portopalermos. /abcnews.al