Dy ditë pas reshjeve katastrofike në Brazil, numri i viktimave ka shkuar në 117.
Autoritetet në Petrupolis, qyteti ku ndodhi fatkeqësia thonë se situata në vend është alarmante, ndërsa mësohet se banorët e zonës ishin lajmëruar paraprakisht për reshjet e dendura.
Megjithatë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar të tjerë nuk kanë të ndalur nga ekipet e shpëtimit.
“Ndërsa funeralet e viktimave pasuan njëri-tjetrin në varrezat komunal, ekipe shpëtimit dhe vullnetarët vazhdojnë kërkimet mes baltës dhe shtëpive të shembura me shpresën për të gjetur të gjallë personat e zhdukur”, shkruajnë mediet vendase./abcnews.al/
Watch: #Brazil’s Rio de Janeiro state’s government confirms 94 deaths from floods and mudslides that swept away homes and cars in the city of #Petropolis. https://t.co/IyoHOYxxpM pic.twitter.com/yZg51rhT9m
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) February 17, 2022