Miniera e Trepçës, palët që pretendojnë të drejtat e plota mbi të

schedule18:37 - 2 Mars, 2019

schedule 18:37 - 2 Mars, 2019

Trepça, simbol i Kosovës në ish-Jugosllavi dhe i një gjiganti ekonomik. Miniera funksionon në disa zona të ndryshme që ndonjëherë ndajnë njëra-tjetrën me shumë kilometra. Trepça e grevës së minatorëve në fillim të konfliktit të Kosovës, u nda në dy kompani pas luftës. Në jug shqiptarët, në veri serbët. Kosova miratoi kthimin e një kompanie, por serbët vazhdojnë të kenë kontrollin. Për Trepçën, që filloi punën në kohën e mbretërisë jugosllave ka edhe një pretendent prone që jeton në Kanada.

Trepça është shpresa e Kosovës. Gjigandi i madh i Jugosllavisë tani duket i gjunjëzuar. Këtu është një pjesë e Trepçës ajo veriore dhe të dyja kompanitë funksionojnë. Në këtë pjesë serbët pretendojnë se punojnë me fitim. Shqiptarët këtu nuk vijnë. Nevenka, është inxhiniere, ka mbaruar në Beograd, është nga qyteza e Klinës në jug e shpërngulur më pas si shumë këtu në veri. Betohet se prodhimet e këtushme kanë cilësinë më të mirë në botë.

Punëtorët nuk mund të flasin pasi për kompaninë flet vetëm drejtori që, siç thonë, nuk gjendet këtu. Përpunimi i plumbit, pak argjend dhe minerale të tjera. Makineria duket e vjetëruar, por puna nuk ndalet për asnjë moment. Shumica prej tyre kanë dekada në minierë. Serbia pretendon se kjo kompani i takon, kurse Kosova miratoi një ligj për të bashkuar dy kompanitë e ndara pas lufte.

Një nga interesat e rëndësishme në Kosovë është edhe liqeni i Ujmanit apo Gazivodës që mbanë peng shumë energjinë në tërë territorin. Një pjesë e liqenit thuhet se është në qyteza të Serbisë. Analisti Dushan Janjiç, thotë se eksizton edhe pronari, trashëgimtari i atij që e ndërtoi në kohën e mbretërisë. Ai pret që për një pjesë megjithatë të diskutohet pasi ka implikime territoriale.

Dushan Janjiç, Forumi për Marrëdhenie Ndëretnike: Kompania si e tillë nuk ekziston më as si model në botë. E vetmja gjë këtu janë pasuritë nëntokësore, por kjo nuk ka një logjikë financiare dhe është paksa mit. Askush nuk do të vijë të investoj në një kompani me pronësi të kontestuar dhe ka shumë borxhe. Kjo është kthyer në një temë territoriale dhe në funksion të etno-nacionalizmit politik.

Punëtorët në Zveçan janë entuziast për ta treguar vendin e tyre të punës. Përpunojnë mbetjet dhe këtu punojnë rreth 1200 punëtorë të rregullt me gjithsej 3000 të punësuar. Këto dërgesa plumbi janë të bëra gati për treg dhe secila pjesë ka një tonë.  Dikur thonë prodhimi ka qenë shumë më i madh. Tani duken si të harruar në këtë uzinë. Shpresojnë edhe pse deri më tani Trepça për politikën ka qenë vetëm një peshë e rëndë./abcnews.al