Mbrojtësi i Ajax, Noussair Mazraoui ka “fut në telashe” Barcelonën dhe Milanin. Konktrata aktuale e mbrojtësit mbaron në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e Barçës dhe Milani kërkojnë të përfitojnë për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas agjentit të lojtarit, Mino Raiola është zbuluar se kuqezinjtë e Piolit kanë shfaqur interes për shërbimet e mbrojtësit, ndërsa edhe Borussia Dortmund i është shtuar garës nga e cila favorite mbetet Barcelona e Xavi Hernandez.
24-vjeçari këtë sezon ka 25 aktivizime me Ajax dhe ka shënuar 5 gola ndërsa ka dhënë edhe 3 asiste.
Agjenti i tij është Mino Raiola, kështu që raporti thotë se Milani ka raporte të ngrira me agjentin pasi që Gianluigi Donnarumma u largua po ashtu pa para në drejtim të Parisit. /f.a/abcnews.al