Numri i të infektuarve në vendin ton vijon që të jetë i qëndrueshëm dhe nuk ka shënuar ndonjë trend rritës. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 419 testime nga të cilat kane rezultuar pozitiv me Covid 300 qytetarë.
Ndërkaq në orët e fundit mësohet se kanë humbur jetën 2 persona një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.
Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë betejën me Cvoid në orët e fundit e kanë fituar 934 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë tashmë vijojnë që të jenë aktiv me Cvoid 6,170 pacientë.
Statistika (17 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 300
Të shëruar në 24 orë 934
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,419
Testime totale 1,722,215
Raste pozitive 269,601
Raste të shëruara 259,999
Raste Aktive 6,170
Humbje jete 3,432
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,158
Fier 859
Vlorë 569
Elbasan 528
Berat 444
Shkodër 328
Lezhë 330
Gjirokastër 229
Durrës 220
Korçë 182
Kukës 172
Dibër 45.
Ndërkohë ministria bën thirrje që qytetarët të mos i harrojnë masat mbrojtëse anti Covid si vendosjen e maskës në çdo ambient të mbyllur, shmangien e grumbullimeve dhe vaksinimin. /abcnews.al