Shifra të larta në Greqi/ 93 humbje jete, mbi 19 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

schedule17:21 - 17 Shkurt, 2022

schedule 17:21 - 17 Shkurt, 2022

Numri i rasteve pozitive me Covid në Greqi vazhdon të mbetet i lartë.

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 19,504  raste me infeksione, ndërsa 93 persona kanë  ndërruar jetë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 7 ditët e fundit, 363 raste pozitive konsiderohen të lidhura nga udhëtimet jashtë vendit.

Mësohet se numri i të intubuarve në spitale në 24 orët e fundit është 484, nga të cilët 63% janë burra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!