Në mes të tensioneve në rritje mes dy vendeve, Rusia ka dëbuar zëvendësambasadorin amerikan në Moskë, sipas BBC.
Ende nuk është bërë e qartë arsyeja se pse Moska ka dëbuar diplomatin amerikan, Bart Gorman, ndërkohë që pritet reagimi i SHBA-së për veprimin e Moskës.
Gjithashtu sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pretendon se Rusia ka vendosur trupa të tjerë pranë kufirit të Ukrainës dhe ka dërguar furnizime me gjak.
“Unë kam qenë vetë një ushtar jo shumë kohë më parë. E di që këto lloj veprimesh nuk bëhen pa një arsye, përfundoi Austin.
/abcnews.al