Një aksion i befasishëm për armë dhe drogë është zhvilluar sot në Korçë. Policia u ka bërë postbllok disa makinave duke nisur nga ato luksozet.
Gjatë aksioni janë arrestuar disa persona në kuadër të kontrolleve për armëmbajtje pa leje dhe për drogë. Megjithatë ende nuk bëhet me dije numri i saktë i tyre.
Pritet të jepen detaje në vijim nga uniformat blu, ndërsa në drejtorinë vendore po shoqërohen të ndaluarit bashkë me 2 makinat që ata janë kapur.
Aksioni është zhvilluar nga efektivët e komisariatit të Pogradecit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
/abcnews.al