Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi sot nga parlamenti se persona të kërkuar nga Spanja të akuzuar apo të dënuar për krime po punojnë në fushatën e PS-së për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Salianji deklaroi se për personat për të cilët ka kërkesë për ekstradim, u bëhet presion që të punojnë për PS-në.
“Ne eksportojmë krim në Evropë dhe e mbrojmë. Ka pas 25 kërkesa tha ministri i Drejtësisë nga Spanja për ekstradim, pra njerëz që rrinë e jetojnë këtu një pjesë i përdorni për fushatë, duke ua çuar kërkesat e ekstradimit, por i thoni nuk iu ekstradojmë vetëm punoni për PS, është taktikë e përdorur kudo e përdorët njësoj në këto zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit” u shpreh Salianji.