Sophie Turner duket se ka konfirmuar thashethemet se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Aktorja e “Game of Thrones” u pa pak ditë më parë me partnerin e saj, Joe Jonas por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte barku pak i fryrë i saj. Aktorja është fotografuar sërish me partnerin, ndërsa mbante dorën në barkun e saj.
Kjo ka shkaktuar më shumë dyshime se është sërish shtatzënë. Sophie kishte veshur një fustan të bukur jeshil me kopsa, i cili i nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara ndërsa kalonte kohë me bashkëshortin e saj. Çifti kanë dhe një vajzë, që e kanë quajtur Willa, e cila erdhi në jetë në korrik të vitit 2020.