Lazio do të luajë në Europa League në trasnfertën e Portos dhe për këtë sfidë “dhimbja e kokës” i është shtuar trajnerit Maurizio Sarrit.
Ciro Immobile nuk ka udhëtuar me ekipin dhe rrjedhimisht nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë e cila ia ka vështirësuar akoma më tepër punët teknikut të bardhekaltërve.
Sipas mediave italiane, sulmuesi është sëmurë me grip, gjendja e tij është përkeqësuar me stafin mjekësorë që kanë parë se lojtari nuk mund të luajë.
Sarri duhet të bëjë gjithashtu edhe pa mbrojtësin e djathtë, Manuel Lazzari i cili duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një muaj. /f.a/abcnews.al