Pique protagonist i lamtumirës së Leo Messit?

schedule21:58 - 15 Shkurt, 2022

schedule 21:58 - 15 Shkurt, 2022

Sado e pabesueshme të duket, Gerard Pique (35 vjeç), një referencë mbrojtëse për Barcelonan, mund të ketë qenë kyç në largimin e Lionel Messi (34 vjeç) te Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit Juan Irigoyen në El Pais , qendërmbrojtësi katalanas rekomandoi Joan Laporta, presidenti i katalanasve , t’i thotë lamtumirë yllit nga Rosario. Arsyeja? Fair Play Financiar.

“Pa e ditur pse bordi i Barcelonës vendosi të mos nënshkruajë kontratën e rënë dakord, Messi dëgjoi edhe një lloj tradhtie në dhomat e zhveshjes. Pique foli me Laportan për t’i thënë se zgjidhja për Barçën ishte të mos rinovonte numri “10”. Pa Leon, çështja e “fair play”-it financiar është rregulluar” , publikon burimi i lartpërmendur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!