Aventura e re e Cristiano Ronaldos në Manchester nuk po shkon ashtu siç shpresonte portugezi, si në nivel ekipor aktualisht jashtë Champions League, ashtu edhe në nivel individual, me 8 gola në 20 ndeshje.
Në Angli kanë filluar thashethemet e një lamtumire të mundshme në verë.
Sipas ‘The Sun’, Ronaldo nuk ka ndërmend të vazhdojë aventurën në rast të dështimit për t’u kualifikuar në Champions League dhe agjenti i tij Jorge Mendes tashmë ka nisur të diskutojë me drejtuesit e klubit.
Në rast lamtumire, thuhet se për CR7 do të ishte PSG e cila do ta priste me krahë hapur, klubi francez i cili do t’i thotë lamtumirë Mbappe-s në verë dhe mund të bashkojë Ronaldon me Messin./h.ll/abcnews.al