Kryeministri Edi Rama në fillim të fjalës së tij në ceremoninë e zhvilluar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e OKB-së, ka bërë një përshëndetje në shqip.
“Mirëmbrëma të gjithë bashkëatdhetarëve”, tha Rama.
Në fjalë tij Rama tha se para 3 dekadash vetëm një imagjinatë pa fre mund ta mendonte këtë menduar këtë ditë.
“Vetëm një imagjinatë pa fre do kishte guximin ta ëndërronte diçka të tillë veç tri dekada më parë. Madje dyshoj se edhe imagjinata më e shfrenuar nuk do kishte qenë dot aq e shfrenuar sa ta ëndërronte këtë tri dekada më pare. Shumë vende e shoqëri kanë parë jetët e tyre të ndryshojnë rrënjësisht, por mund ta them pa asnjë dyshim se transformimi i Shqipërisë është një prej më mbresëlënësve e më me ndikim, deri në atë pikë sa prirem te bie dakord me miqtë që na thonë se përgjatë tri dekadave të fundit, Shqipëria është transformuar më shumë se gjatë tre shekujve të fundit”.
Kryeministri teksa falenderoi të pranishmit, theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën e transformimit.
/abcnews.al



