Sophie Turner ka ndezur thashethemet se mund të jetë shtatzënë për herë të dytë. Aktorja e “Game of Thrones” është parë gjatë fundjavës me partnerin e saj, Joe Jonas dhe vajzën e tyre 1 vjeçare. Ajo që tërhoqi vëmendjen është barku paksa i rrumbullakosur i saj dhe kaq mjaftoi që të spekulohej se do të bëhet sërish nënë.
Aktorja kishte veshur një bluzë të hapur që i vinte në pah barkun. Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka adresuar këto thashetheme, fansat janë të bindur se lajmi është i vërtetë. Sophie dhe Joe u martuan në maj 2019 dhe së shpejti do të festojnë përvjetorin e tyre të tretë. Ata mirëpritën vajzën e tyre Willa në korrik 2020.
/abcnews.al