Kosovë, të dërguarit e Trump: Të pezullohet urgjentisht taksa për Serbinë

schedule20:35 - 28 Shkurt, 2019

schedule 20:35 - 28 Shkurt, 2019

Të dërguarit e presidentit Donald Trump në Prishtinë kanë theksuar se Kosova duhet urgjentisht të pezullojë taksën për produktet serbe në mënyrë që dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli të kthehet në binarët e duhur. Por kryeministri Haradinaj nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij, se një marrëveshje në kufijtë ekzistues zgjidh problemin e tregtisë me Serbinë.

Delegacioni i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka kërkuar nga Kosova pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe. Pas takimeve që kanë pasur në Kosovë e serbi ata përmes një komunikate për media kanë kërkuar që dialogu të kthehet në binarë dhe se të dyja palët duhet të ndërprejnë veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për t’u kthyer në tryezën negociuese. Ata sot kanë pasur dy takime të ndara me delegacionin shtëtror  për diaog në njërin prej të cilëve ishte prezent edhe presidenti Hashim Thaçi. Në një komunikatë për media nga zyra e Presidencës thuhet se delegacioni shtetëror për dialog ka shprehur gatishmërinë për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel gjë që është demantuar më pas nga bashkëkryesuesi i ekipit negociator Shpend Ahmeti. Ndërsa kryeministri Haradinaj ka thënë se marrëveshja legjitime me Serbinë do të zgjidhte edhe çështjen e tregtisë së lirë dhe heqjen e taksës.

Delegacioni amerikan ka ardhur dje në Kosovë pas vizitës që kishte bërë fillimisht në Beograd. /abcnews.al