Laçi “korr” fitoren e radhës ndaj Dinamos, Skuka përmbys Skënderbeun në Korçë

schedule18:43 - 14 Shkurt, 2022

schedule 18:43 - 14 Shkurt, 2022

Laçi nuk di të ndalur, teksa ditën e sotme përballë Dinamos ka “korrur” 3 pikshin e radhës, duke vazhduar “shkëlqimin e tij në kampionat.

Një fitore minimale por që iu mjaftoi kurbinasve për të mposhtur blutë e Bledar Devollit të cilët rrezikojnë dhe nuk po arrijnë të dalin nga “errësira” në kampionat.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi i zakonshmi Guindo në minutën e 24-të, duke koleksionuar kështu 3 pikë të rëndësishme për skuadrën e tij. Shiko Golin

Pas kësaj fitoreje Laçi vazhdon të mbajë hapin e Tiranës duke iu afruar me 3 pikë, ndërsa kjo do të përballet me Egnatian në “Air Albania”. Nga ana tjetër blutë e Devollit një tjetër humbje që do iu “peshojë” shumë në fund të sezonit, teksa aktualisht kanë 19 pikë në vendin e 7.

Fitoren në frymën e fundit mori edhe skuadra e Partizanit e cila përmbysi Skënderbeun në Korçë, për të triumfuar me shifrat 2-1.

Në minutën e 20-të festa ishte e gjitha për skuadrën e Memellit e cila kaloi në avantazh me anë të Mensah, i cili mposhti portierin kundërshtarë në një gol të realizuar mjeshtërisht, pas një aksioni model nga skuadra. Shiko Golin

Pjesa e parë do të mbyllej me ujqërit në avantazh, ndërkohë pjesa e dytë ishte e gjitha për demat të cilët kërkojnë medoemos 3 pikët për të mbajtur gjallë shpresën europë.

Xhuliano Skuka vendosi baraspeshën në minutën e 76-të, ndërsa në minutën e 89 ishte përsëri ish-sulmuesi i Dinamos që dërgoi topin përsëri në fundin e rrjetës. Shiko Golin 1 dhe Golin 2

Një fitore e vuajtur kjo për Partizanin e Mehmetit por që i çon demat në kuotën e 28 pikëve në vendin e 5-të, ndërsa ujqërit e Memellit ngelin në kuotën e 16 pikëve në zonën e ftohtë të mbijetesës. /f.a/abcnews.al