Pak ditë më parë, aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ai darkoi bashkë me banorët, duke mbështetur veçanërisht Donaldin me të cilin edhe ka punuar.
Mirëpo, sot i ftuar në “Shqipëria live”, Agroni përveç fjalëve të mira tha se ka edhe kritika për Veshajn.
Ai është ndalur te debati që artisti ka pasur moderatoren Einxhel Shkira, ku kjo e fundit tha se nuk është paguar për disa muaj, kur punonte me vëllezërit Veshaj, ndërsa Donaldi tha se moderatoren e hoqi nga puna për mungesë korrektësie. Debati ka vazhduar me ofendime ndaj njëri-tjetrin. Kjo ka bërë që Llakaj të mos ndihet mirë dhe është shprehur se po të mundeshe, do t’i bërtiste Donaldin për sjelljen që bëri.
“I vetmi moment që i kam tërhequr vëmendjen ka qenë debati banal me Einxhelin. Doja ta mbyllja televizorin kur e pashë atë pjesë. Po të mundesha, do t’i kisha dhënë një të ulëritur të fortë. Nuk duhet të flitej me një vajzë ashtu, edhe pse u provokua”, tha ndër të tjera Agroni./abcnews.al