Elita Rudi ka bërë një dedikim special për Gjikon për Shën Valentin. Çifti shumë i dashur për publikun, të cilët janë prindër të dy fëmijëve, u martuan në shtator të 2018-ës. Ata nuk kanë nguruar të tregojnë për publikun dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.
Sot ka qenë Elita, e cila ka surprizuar Gjikon për ditën e të dashuruarve. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura përgjatë viteve. Krahas tyre ajo ka shkruar dhe disa fjalë mjaft romantike.
“Ti je dielli im, hëna dhe ylli im. Shtëpia është kudo që jam me ty. Ti je burri i ëndrrave të mia por akoma më mirë….je i vërtetë. Krijimi i kujtimeve me ty është gjëja ime e preferuar për të bërë. Një milion herë do të të zgjedh ty”, ka shkruar Elita krahas çdo fotoje.
/abcnews.al