Nga Leontina Nikaj
E keni menduar ndonjëherë si do të ishte nëse do të kishit 1 miliard sterlina? Xho Patatja, është djaloshi që ka gjithçka, përveç shokëve. Ndaj ai kërkon nga babai i tij që të transferohet në një shkollë publike ku askush nuk e njeh. Kështu fillojnë dhe aventurat e Xho-s. në shfaqjen Djali Miliarder.
“Djali Miliarder” jashtëzakonisht dëfryes, një kombinim i përkryer i humorit me moralin në shpirtin e mjeshtrit më të madh të rrëfimit të këtij zhanri, David Walliams, vjen i përshtatur për teatër nga regjisorja Ina Morina.
Çdo shfaqje për fëmijë që regjisorja e re ka vënë në skenë thotë se e ka shijuar shumë, por kësaj here, loja me kukulla ishte një eksperiencë e veçantë për të
Shtysën kryesore për të venë këtë pjesë në teatrin e kukullave, regjisorja thotë se e mori nga mesazhi kryesor që është familja, njeriu dhe dashuria .
Premiera “Djali Miliarder” mund të jetë shfaqja e fundit që fëmijët e kryeqytetit mund të shijojnë, në Teatrin e Kukullave, pasi që në tetor te 2021, Ministria e Kulturës , lajmëroi mbylljen, për shkak se godina do t’i nënshtrohet një faze 2 vjeçare restaurimi tërësor. /abcnews.al