Atletico Madrid ka mposhtur me rezultatin 4-3 skuadrën e Getafe dhe kanë kaluar Barcelonën për momentin, duke u ngjitur në vendin e katërt kur katalanasit kanë një ndeshje më pak.
Një ndeshje e çmendur ajo e luajtur në Madrid, që nisi me një gol të Correa dhe më pas Cunha dyfishoi. Getafe hapi ndeshjen me Mayoral dhe shënoi dy herë të tjera me Unal, që e çoi topin në rrjetë me penallti.
Avantazhi i Getafe nuk zgjati shumë, pasi në shtesën e pjesës së parë Correa realizoi sërish dhe 45 minutat e para përfunduan 3-3. Felipe i Atletico u ndëshkua me karton të kuq në të 60′.
Gjithsesi skuadra e Diego Simeone ua doli të realizonte golin e fitores në limite, me Hermoso që e çoi topin në rrjetë me një lëvizje akrobatike dhe i dha fitoren Atletico Madrid. /abcnews.al