Ylli kuqezi pritet të shkëlqejë në “Teatrin e Ëndrrave”, Broja përballë Ronaldos për rekord

schedule12:35 - 12 Shkurt, 2022

schedule 12:35 - 12 Shkurt, 2022

Sot në Premier League do të luhet një nga sfidat interesante, Manchester United-Southampton duel që do të luhet në orën 13:30.

Kjo përballje do të luhet në “Teatrin e Ëndrrave” ku vëmendja e të gjithëve do të jetë te performanca e yllit shqiptar, Armando Brojës.

Goli kundër Tottenham javën e kaluar e ka bërë sulmuesin shqiptarë të frikshëm për çdo kundërshtarë, pasi forca, cinizmi dhe fuqia e tij bën që të shpërqendrojë mbrojtësit dhe topat të përfundojnë në fundin e rrjetës.

Në “Teatrin e Ëndrrave” shfaqja do të jetë e dy aktorë kryesorë. Nga njëra anë e fushës qëndron Ronaldo, ndërsa në tjetrën Armado Broja.

Mediat britanike konfirmojnë 20-vjeçarin do të jetë në majën e sulmit për “shenjtorët”, nga ku do të kërkojë të përmirësojë statistikat e tij në Premier League. Pas Tottenham-ti, Manchestet United është shënjestra e radhës, për të cilën vetë Broja është më i motivuar se kurrë.

Broja do të kërkojë të vendosë një rekord historik për klubin e tij këtë sezon, duke u bërë lojtari U-20 i Souhamptonit cili shënon më shumë gola.

Rekordin e mban Kevin Davies në sezonin 1997-‘98 me 9 gola. Dhe Brojës i duhen edhe katër gola për të hyrë në librin e historisë së “Shenjtorëve”.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!