PSG fitoi mbrëmë ndaj Rennes 1-0 në minutën e 93-të falë golit të Mbappe.
Por kjo fitore nuk ka ftohur situatën e tifozëve, ku këta të fundit janë ende të revoltuar me klubin.
Ultrasit parisien janë padyshim të pakënaqur me nënshkrimet e reja si Messi, Hakimi, Donnarumma, Sergio Ramos dhe Ëijnaldum, pasi këta nuk po japin maksimumin në fushën e lojës.
Tifozët shpalosën një banderolë ku shkruhej “Ekip mercenarësh të paguar shumë dhe pa disiplinë”.
Këto protesta vijnë katër ditë përpara ndeshjes ndaj Real Madrid në fazën e eliminimit direkt në Champions League./ h.ll/abcnews.al