Yuri Kim takon Imzot Arian Dodajn: Zoti ju bekoftë me urtësi dhe guxim

schedule16:27 - 11 Shkurt, 2022

schedule 16:27 - 11 Shkurt, 2022

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar pasditen e sotme me kryepeshkopin e ri të Tiranës dhe Durrësit Arian Dodaj.

Kim ka ndarë edhe një fotot në rrjetet sociale ku e uron për detyrën e re Dodajn.

“Ishte një nder të vizitoja Imzot Arian Dodaj për të përgëzuar emërimin e tij si Kryepeshkop në Tiranë-Durrës. 

Zoti ju bekoftë me urtësi dhe guxim në detyrën tuaj”, shkruan ambasadorja Yuri Kim krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Dodaj mori detyrën e tij në muajin Janar në një meshë që u mbajt në Kishën Ortodokse në Tiranë ku u bënë bashkë disa figura të politikës nga Rama, Basha dhe presidenti Meta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!