Komunikimi është çelësi i suksesit të një lideri. Edhe Warren Buffet beson se komunikimi “mund të na e rrisë vlerën me 50%”. Këto janë frazat që, nëse i përdorni shpesh, tregojnë se ndoshta jeni liderë më të mirë se sa mendoni.
“Ne nuk do të kishim sukses pa punën tuaj të palodhur”
Mënyra më e mirë se si mund të frymëzojmë të tjerët është duke pranuar përpjekjen e tyre dhe duke shprehur mirënjohjen për të.
“Do të doja këshillën tuaj”
Ekziston një ide e gabuar se udhëheqësit dinë gjithçka dhe nuk kanë nevojë për ndihmën e vartësve të tyre. Në fakt, njerëzit që kërkojnë këshilla dhe tregojnë përulësi dëshmojnë se janë më të aftë.
“Si mund të ndihmoj”
Duhet të kuptojmë se puna është një vend ku secili është i nevojshëm për arsyet e veta. Vetëm duke i ndihmuar vartësit tanë do të fitojmë besimin e tyre dhe do t’i ndihmojmë ata të evoluojnë.
“Kam besim te ti”
Po, besimi fitohet. Por nëse i tregojmë ekipit tonë se i besojmë që në fillim, anëtarët e tij do të përpiqen sa më shumë që të jetë e mundur për rezultatin më të mirë.
“Sinqerisht, nuk e di”
Askush nuk tha se një udhëheqës është i gjithëdijshëm. Kur pranojmë se nuk dimë diçka dhe nuk kemi përgjigjet për gjithçka, në fakt po tregojmë se sa të fortë jemi. Jo vetëm që duhet të ndihemi rehat me këtë, por duhet të jemi të lumtur që na jepet mundësia për të mësuar gjëra të reja. /abcnews.al