Dorëshkrimet e Musine Kokalarit i dhurohen Arkivit të Shtetit

schedule17:05 - 9 Shkurt, 2022

schedule 17:05 - 9 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nikaj

Për herë të parë dorëshkrimet e Musine Kokalarit, u bënë të njohura për publikun në abc në 100 vjetorin e lindjes së saj. Ishte pikërisht Bibika Kokalari, bashkëshortja e djalit të xhaxhit Platonit që  rrëfeu detaje rreth letërkëmbimit dhe shkrimeve të saj, politike, letrare e etnografike.

5 vite pas Bibika e cila është kujdesur me fanatizëm për këtë thesar, çon në vend amanetin , të cilin e ka lënë të shkruar me dorë e saj që dorëshkrimet të ruhen në Arkivin e Shtetit dhe ti dorëzohen Sotir Koles.

Drejtori Ardit Bido , premton botimin e dorëshkrimeve. Pasuria që posedonte Musine Kokalari, gjatë internimit në Rrëshen , ruajtur prej saj me shumë kujdes në valixhe u mor prej familjarëve dy muaj para se ajo të ndërronte jetë.

Ndërkohë që Rezarta Kokalari thotë se ishte 5 vjeç kur u njohë me Musinen, por ajo kujton çaste kur ajo kërkonte që të jetonte në azil.

Valixhia e Musines ishte objekt i shenjtë për familjen , por kur lexoi letrat thotë se u ndërgjegjësua për vlerat dhe personalitetin e saj.

Gjymtyra e dytë e rëndësishme përveç shkrimeve janë edhe objektet etnografike , të cilat thotë se do i ruaj me kujdes deri në çastin kur muzeu etnografik në Gjirokastër me emrin e saj të jetë gati

Drejtoria e përgjithshme e arkivave ka marrë në dorëzim një material dokumentar prej 3112 fletësh të shkrimtares, të etnografes dhe të veprimtares politike, Musine Kokalari. /abcnews.al