Rama në Qendrën Shëndetësore në Kolonjë

schedule16:46 - 26 Shkurt, 2019

schedule 16:46 - 26 Shkurt, 2019

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar qendrën shëndetësore të Kolonjës në Lushnje. Kjo është një ndër 300 qendrat që i janë nënshtruar rehabilitimit në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama shkon aty ku bëhet dallimi midis të djeshmes e të sotmes. Një prej shembujve të transformimit është edhe kjo qendër shëndetësore në Kolonjë të Lushnjes.

“Në 14 vjet që unë punoj në Qendrën Shëndetësore Kolonjë, unë nuk e mbaj mend që qendra dhe kushtet të jenë si këto që janë tani” – dëshmon  një prej pjesëtarëve të personelit mjekësor.

“Ka qenë shumë e rrënuar. Tani është bërë e përsosur. E shkëlqyer,” – shprehet një zonjë, e cila prej vitesh merr shërbimin në këtë qendër.

Këtë pamje ia ka dhënë rehabilitimi, zgjerimi dhe pajisja me aparatura të reja në kuadër të Programit Kombëtar të Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit për shtyp të kryeministrisë për herë  të parë në qendrat e kujdesit parësor ofrohet një shërbim i veçantë për gratë, kryerja  e testit HPV, i domosdoshëm për identifikimin e kancerit të qafës së mitrës.

“Këtu është një shërbim dedikuar grave, pasi për herë të parë në qendrat e kujdesit  parësor  ofrojmë  testin HPV, një test, i cili parandalon kancerin të qafës së mitrës. Trajnimet janë kryer dhe doktoreshat kanë filluar për të depistuar gratë. Testet vijnë të gjitha janë blerë nga instituti i shërbimit publik,” – shpjegon ministrja Manastirliu.

 “Testet janë sjellë nga ISHP. Ne kemi nisur këtë si procedurë, njoftojmë gratë. Kemi nxjerrë numrin e banorëve sipas regjistrit elektronik. Për vitin 2019, kryhen depistimet tek gratë e datëlindjeve të viteve 70 deri 74. Gratë janë të interesuara,” – shprehet një nga mjeket.

Ndër të tjera, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu informon se ka nisur edhe zgjerimin e paketës bazë të shërbimit shëndetësor për kujdesin parësor. /abcnews.al