Vranë të riun për një kapele, dënohen dy persona në Shkodër

schedule12:49 - 26 Shkurt, 2019

schedule 12:49 - 26 Shkurt, 2019

Gjykata e Shkodrës ka dënuar  me 12 vite burg, Elvis Hoxhaj, dhe me 8 vite shokun e tij Ditmir Harifi. Të dy këta të rinj janë akuzuar për vrasjen e të riut, Hermes Beqiri. Kjo ngjarje ka ndodhur në Nëntor të vitit  2017 në Shkodër. Krimi ndodhi për një sherr mjaft banal, brenda një lokali. Të tre personat u zunë për një kapele të cilën ia kishin vënë njëri-tjetrit në kokë. Harifi është dënuar si bashkëpunëtor në krim, por megjithate autori akoma nuk e ka pranuar krimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!