Në një intervistë për “L’Equipe”, Verrati ka shprehur pakënaqësitë e tij me arbitrat vendas.
“Kam marrëdhënie shumë të mirë me arbitrat e Champions League ose ata të ndeshjeve me kombëtaren. Me arbitrat francezë nuk e bëj dot, ne shpesh debatojmë.
Jemi si veriu dhe jugu.
Ndonjëherë kur bëj ndonjë gabim kërkoj falje, por pse këta nuk kërkojnë falje kur gabojnë? Çdo nërhyrje që bëjë unë, e pastër apo e rrezikshme ndëshkohem me karton të verdhë direkt.
Këta më kanë krijuar një mesatare të habitshme, një ndërhyrje, një karton të verdhë”, kështu është shprehur mesfushori italian./ h.ll/abcnews.al