Një pronar në Angli e braktisi gjelin e tij me një shënim që kërkonte që dikush të kujdesej për të

schedule07:23 - 8 Shkurt, 2022

schedule 07:23 - 8 Shkurt, 2022

Pronari i një gjeli e braktisi atë në një kopsht me një shënim që kërkonte që dikush të kujdesej për të. Gjeli Chuck u vendos mbi një gardh në një kopsht në fshatin Brome në Angli ku mbaheshin pula të tjera. Në shënimin e shkruar me dorë pyetej nëse ata mund t’i “gjenin atij një shtëpi të re” .

Shoqëria “Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve” tha se megjithëse shënimi tregonte se Chuck ishte “qartësisht shumë i dashur” dhe një shtëpi e re ishte gjetur, “braktisja e një kafshe nuk është kurrë gjëja e duhur për të bërë”. Shënimi i lënë me gjelin muajin e kaluar thoshte: “Mjerisht na është dashur të gjejmë një shtëpi të re për gjelin tonë dhe nuk kemi pasur shumë fat për të gjetur një shtëpi të mirë për të, duhet të shkojmë në një zonë shumë të ngarkuar dhe nuk mund ta marrim me vete” raporton “BBC”.

Më tej shkruhej se Chuck kishte qenë një kafshë shtëpiake që pronari e kishte rritur që nga kohët që kishte qënë një zog i vogël dhe se ai ishte shumë miqësor dhe shkonte mirë me pulat e tjera. “Ai i do bizelet dhe rrushin e copëtuar dhe unë kam lënë disa të freskët,” përfundonte shënimi.

“Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve” beson se Chuck u la në këtë kopsht të veçantë pasi i zoti i shtëpisë mbante pula, kështu që pronari i Chuck ndoshta shpresonte se ata do të ishin në gjendje ta merrnin gjelin.

“Është zemërthyese të lexosh shënimin e lënë me Chuck pasi është e qartë që e kanë dashur,” tha inspektorja e “Shoqërisë Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve,” Jessica Dayes. “Por të braktisësh një kafshë nuk është kurrë gjëja e duhur për të bërë”.

“Nëse dikush është duke luftuar për ta përballuar, ka shumë organizata bamirësise që mund ta ndihmojnë dhe ne do të nxisnim këdo në një situatë të vështirë të kërkojë ndihmë”.