Nga Ajgena Korbi
Në Shqipëri “Omicron” mund të cilësohet dhe si varianti i Covid që nënshtroi fëmijët. Ky mutacion sipas specialistëve të shëndetit publik preku të vegjlit më shumë se çdo formë tjetër e koronavirusit që u shfaq në dy vite pandemi.
Vetëm javën e shkuar 30% e fëmijëve të testuar kanë rezultuar të infektuar. Pozitivitet më i lartë vërehet në moshat shkollore ndërsa më shumë nevojë për trajtim në spital duket se kanë pasur foshnjat.
“Gjatë javës së kaluar janë testuar mbi 900 fëmijë nga të cilët 30% kanë rezultuar pozitiv. Nga këto 40% ishin të moshës 10-14 vjeç, hospitalizimi me i lartë 0- 4 vjeç.”
“Omicron” tregon specialistja e Shëndetit Publik Genta Qirjako po mbizotëron në 98% të infektimeve. Megjithkëtë piku i kësaj vale duket se ka kaluar në javën e tretë të janarit dhe tashmë ka nisur rënia.
Aktualisht në të gjithë vendin numri i të infektuarve aktiv ka zbritur në rreth 13 mijë e 600 nga afro 24 mijë e 400 që arriti në mes të muajit të shkuar. /abcnews.al