Daniel Wass u lëndua në ndeshjen kundër Barcelonës në “Camp Nou”, me Atletico Madrid që merr kështu një lajm aspak pozitiv sa i përket lojtarit të tyre.
Futbollisti danez i dëmtuar pësoi një ndrydhje të shkallës së dytë të ligamentit të brendshëm anësor të gjurit të djathtë dhe mund të jetë jashtë për një muaj e gjysmë, ose e thënë ndryshe 6-8 javë larg fushave të blerta.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubin spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Daniel Wass sufre un esguince grado II del ligamento lateral interno de la rodilla derecha. El futbolista danés queda pendiente de evolución.
— Atlético de Madrid (@Atleti) February 7, 2022
Debutimi i Wass me Atleticon nuk shkoi ashtu siç lojtari kishte menduar, ku vetëm pas disa minutash kur u aktivizua në pjesën e dytë, Torres ndërhyri gabimisht ndaj tij, duke detyruar danezin të linte fushën e lojës i dëmtuar.