Volker Struth, agjenti i Niklas Sule, ka folur qartë rreth të ardhmes së klientit të tij.
“Sule tshmë e ka vendosur se te cili ekip do të transferohet sezonin e ardhshëm. Ai e ka marrë vendimin dhe do të habitesha nëse do të ndryshonte mendje. Klubi i ri tashmë është zgjedhur”, është shprehur agjenti.
Mbrojtësit 26-vjeçar i skadon kontrata në qershor dhe ai bashkë me klubin kanë vendosur të mos rinovojnë kontratën./ h.ll/abcnews.al