KQZ e la jashtë “Shtëpisë së Lirisë”, Berisha zbulon lëvizjen e radhës

schedule22:46 - 5 Shkurt, 2022

schedule 22:46 - 5 Shkurt, 2022

Edhe pse KQZ e la jashtë koalicionit Shtëpia e Lirisë, ish-kryeministri Sali Berisha po vijon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 6 Marsit.

Berisha ka deklaruar se do të jetë nesër në Sukth për të prezantuar Ardian Mukën si kandidat i këtij koalicioni për bashkinë e Durrësit.

“Nesër, ditën e diel, 6 shkurt, në orën 11:00, tek kompleksi “Selimi” në Qendër Sukth, prezantojme kandidatin e koalicionit opozitar Shtëpia e Lirisë, Z. Ardian Muka. Ftoj banoret e Sukthit, Katundit te Ri, Manzes Rrashbullit dhe Ishmit te marrin pjese”, shkruan Berisha.

Muka është kandidat i zgjedhur nga primaret e Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, në 6 bashkitë pa kryetar. /abcnews.al