Policia e Korçës nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të atentatit ndaj 29-vjeçarit Mateo Aliko. Kurse vetë shënjeshtra nuk i ka afruar grupit hetimor informacione të vlefshme.
Aliko dhe i riu tjetër që e shoqëronte kohën kur ndaj tyre u hap zjarr me breshëri, kanë refuzuar të bashkëpunojnë me policinë. Ata kanë mohuar të kenë dijeni për autorët dhe motivet e ngjarjes.
Burime policore i thane ABC News se në vendin e ngjarjes u sekuestruan mbi dhjetë gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete, ndërsa dyshohet se atentati ka lidhje me aktivitetin kriminal të shënjestrës në trafikimin e lëndëve narkotike.
Mario Aliko, i dënuar më herët për grabitjen e një kazinoje, ku mbetën të plagosur tre persona, i ka shpëtuar mbrëmjen e se dielës plumbave të dy personave të cilët i kishin zënë pritë në afërsi të shtëpisë./abcnews.al