Moti i keq merr jetë njerëzish në Itali

schedule21:16 - 24 Shkurt, 2019

schedule 21:16 - 24 Shkurt, 2019

Moti i keq ka shkaktuar viktima në Italinë fqinje. Deri më tani, sipas mediave italian kanë gjetur vdekjen 5 perona, katër në Lazio dhe një në Ischia. Dje një pemë pishe u rrëzua dhe zuri poshtë një makinë në Maremmana, në Guidonia, në krahinën e Romës. Shoferi i makinës, një rumun 46-vjeçar gjeti vdekjen. Në Alvito, në krahinën e Frosinones, një mur i lartë dy metra u rrëzua në Colle Mattarino. Katër pensionistë u përfshinë në aksident: dy prej tyre, një 71-vjeçar dhe një 73-vjeçar, vdiqën. Dy të tjerët, një 76-vjeçar dhe një 70 vjeçar, u plagosën. Një djalë 14 vjeç vdiq, ndërsa babai i tij po rregullonte kulmin e ndërtesës ku punonte, ka humbur ekuilibrin nga era e fortë duke rënë sipër djalit të tij. Ndërsa një gruaja vdiq sot në Ischia, e cila ishte e pastrehë dhe dyshohet të këtë ndërruar jetë nga i ftohti./abcnews.al